-0.7 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI: Asnjë deklaratë e shkruar në VMRO, s’mund ta fshehë tradhtinë e...

BDI: Asnjë deklaratë e shkruar në VMRO, s’mund ta fshehë tradhtinë e VLEN-it ndaj diasporës shqiptare dhe ndaj punës së tyre gjatë regjistrimit

Nga BDI kanë reaguar ndaj akuzave të VLEN-it për keqpërdorime gjatë procesit të regjistrimit. Nga BDI akuzojnë VLEN-in për fshirje të diasporës

“Asnjë deklaratë e shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përkthyer keq në gjuhën shqipe nuk mund të mbulojë tradhtinë historike të VLEN për përjashtimin e diasporës nga rezultatet e regjistrimit.  Asnjë deklaratë manipulative, e hartuar nga VMRO-DPMNE dhe e përsëritur me servilizëm nga vasalët e tyre në “vLEN”, nuk mund të fshehë faktin se kjo parti ka tradhtuar diasporën shqiptare dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e regjistrimit.  Dhjetëra mijëra shqiptarë në diasporë u organizuan gjatë regjistrimit dhe bënë përpjekjet maksimale për t’u vetë-regjistruar, për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të qenë pjesë e rezultateve të regjistrimit.  Por, pikërisht sepse Mickoski e bojkotoi regjistrimin dhe doli  i pakënaqur me rezulatetet e diasporës, tani ai u jep urdhra vasalëve të tij në “Vlen” për të fshirë përpjekjet e diasporës tonë nga llogaritjet për shpërndarjen e fondeve publike, numrin e këshilltarëve nëpër komuna dhe përfaqësimin etnik. Nga 29.5% në 24.5% – kjo është tradhtia e “Vlen” dhe roli i tyre si vegël e VMRO-DPMNE-së!”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments