11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeBDI akuzon për asfaltim jocilësor në Tetovë/ Komuna: Asfaltimi s’ka përfunduar, shtresa...

BDI akuzon për asfaltim jocilësor në Tetovë/ Komuna: Asfaltimi s’ka përfunduar, shtresa e parë është e përkohshme

Këshilltarët e BDI-së në Tetovë kanë akuzuar komunën për asfaltim jocilësor të rrugëve KRD, rrugën 108, dhe rrugën pranë burgut. Sipas tyre këto rrugë janë asfaltuar vetëm para 3 muajve dhe tashmë janë shkatërruar.

“Pyesim administratën e komunës dhe kryetarin, se cili është qëllimi që rrugët duhet të shtrohen nga dy herë, dhe kush përfiton nga ky mashtrim? Qindra-mijëra euro përsëri do merren nga buxheti i qytetarëve për të asfaltuar rrugë që tashmë janë asfaltuar para tre muajve. Edhe ato punë që janë bërë në rregull në Tetovë, janë realizuar nga Ministria e Transportit dhe jo nga komuna, që çdo ditë tenton t’i përvetësojë meritat. Një thënie popullore e përshkruan më së miri punën e administratës komunale dhe të kryetarit Kasami: Puna e natës, gazi i ditës!”- deklaroi Lirodn Disha – këshilltar i BDI-së.

Nga komuna e Tetovës thonë se rrugës KRD do t’i vendoset edhe një shtresë asfalti, pasi siç thonë shtresa e para është bërë vetëm sa qytetarët të mos e kalojnë dimrin në atë gjendje siç ka qenë.
“Rruga KRD u asfaltua në kohë dimri, pasi që rruga ishte në gjendje shumë të keqe. E pamë të arsyeshme që t’i shtrojmë një shtresë që banorët të ecin në atë rrugë, ndërsa nuk është bërë përfundimi rrugës pasi që do të shtrohet edhe një shtresë. Në momentin që do të shtrohet, do të behët promovimi rrugës.”- tha Besarta Durmishi- zëdhënëse komunës Tetovës.

Ndryshe komuna ka asfaltuar disa rrugë në Tetovë, me mjetet që ishin paraparë për sanimin e gropave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments