20.4 C
Tetovo
E enjte, 11 Shtator, 2025
BallinaLajme BDI: A po bëhet Maqedonia “Republika e tretë Serbe”?, ASH: Qeveria e...

 BDI: A po bëhet Maqedonia “Republika e tretë Serbe”?, ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “botën serbe”

Partitë opozitare shqiptare kanë vazhduar të bëjnë akuza të rënda ndaj qeverisë dhe koalicionit VLEN, se siç thonë opozitarët, kjo Qeveri po i hap dyert gjithnjë e më shumë “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Rastin e fundit ata kanë përmendur deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili ka folur për “rrugën e lirisë” dhe “kthimin në atdhe” të ushtrisë serbe në tokën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe alarmon opinionin publik se Maqedonia e Veriut po përballet me një ofensivë të hapur të projektit , siç thonë, famëkeq të “Botës Serbe”. Ky projekt, sipas Integristëve, po manifestohet gjithnjë e më shpesh në mënyrë zyrtare, me praninë dhe me bekimin e përfaqësuesve shtetërorë të vendit.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Pjesëmarrja e institucioneve tona në këto skenarë është jo vetëm provokim i rëndë historik dhe politik, por edhe përpjekje për të relativizuar sovranitetin e shtetit tonë, duke e paraqitur Maqedoninë e Veriut si ‘Republika e tretë serbe’. Kjo është e papranueshme. Është kërcënim direkt ndaj identitetit, stabilitetit shtetëror dhe orientimit euroatlantik të vendit”.

E, në lidhje me këtë rastë, nga Aleanca për Shqitparët e Arben Taravarit janë treguar më të prerë. Ata theksojnë se qeveria VMRO-VLEN po e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

ALEANCA PËR SHQIPTARËT, ARBEN TARAVARI

Fatkeqësisht, qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së bashkë me vazalët e saj të VLEN-it, me heshtjen dhe nënshtrimin e tyre politik, e kanë futur Maqedoninë e Veriut me të dyja këmbët në këtë ‘Botë Serbe’. Duke mos reaguar dhe duke pranuar imponimin e narrativave nacionaliste nga Beogradi, ata po e bëjnë vendin tonë pjesë të një projekti që mohon identitetin dhe sovranitetin e qytetarëve tanë”.

Në vend që të heshtë nga frika e prishjes së raporteve me Beogradin, nga ASH i bëjnë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagojë ndaj këtyre deklaratave siç i quajnë ata, provokuese. Sovraniteti i Maqedonisë së Veriut dhe qetësia ndër-etnike shtojnë ata, nuk mund të jenë monedhë shkëmbimi në pazaret politike të VMRO-së dhe VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments