Në interes të transparencës dhe të drejtës së qytetarëve për informim, ngremë pyetjen për të cilën opinioni publik ka të drejtë të marrë përgjigje:
A ka ndodhur në shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç, një takim midis Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin, gjatë të cilit është diskutuar dhe koordinuar një investim i madh serb në Bitolska Banka?
Nëse këto informacione rezultojnë të sakta, është e domosdoshme që qytetarët të informohen për motivet, përmbajtjen dhe pasojat e një takimi të tillë. Çdo mungesë transparence kur bëhet fjalë për interesa financiare ndërkombëtare ngre dyshime serioze për ndikim dhe varësi politike.
Për këtë arsye, ftojmë publikisht Kryetarin e Kumanovës, Zëvendëskryeministrin Stoilkoviç dhe Izet Mexhitin që të japin shpjegime të qarta dhe të menjëhershme para opinionit.