Bazat amerikane në Irak dhe rajon do të jenë objektiva nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bashkohen çdo përgjigjeje të Izraelit ndaj sulmeve iraniane ose nëse Izraeli përdor hapësirën ajrore të Irakut kundër Teheranit, thanë sot grupet e armatosura irakiane të mbështetura nga Irani, sipas Reuters.
“Ky është një përshkallëzim i rëndësishëm nga Irani, një ngjarje e rëndësishme”, u tha këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Sullivan dënoi të martën sulmin me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit si një përshkallëzim të rëndësishëm, duke shtuar se Izraeli duket se e ka mposhtur sulmin pa humbje jetësh.
Sullivan tha se administrata e presidentit Biden ishte ende duke monitoruar situatën dhe duke u konsultuar me izraelitët për hapat e ardhshëm në drejtim të një përgjigjeje. Ai tha gjithashtu se administrata po gjurmonte vdekjen e raportuar të një civili palestinez në Bregun Perëndimor.