10.4 C
Tetovo
E martë, 25 Mars, 2025
BallinaLajmeBastisje në kafenenë “Klasik” në Koçan, MPB: Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e...

Bastisje në kafenenë “Klasik” në Koçan, MPB: Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm ka bërë kontrolle në kafenenë Klasik, në pronësi të Dejan Jovanov, pronarit të lokalit të natës Pulse në Koçan, ku nga zjarri më 16 mars 2025 humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 mbetën të lënduar.

Krahas kafenesë Classic, e cila u demolua nga qytetarët e zemëruar, të tronditur dhe të pikëlluar të nesërmen e tragjedisë në Koçan, policia ka bërë kontrolle edhe në njësinë rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan.

Ndërkohë, është njoftuar se policia sot ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e pronarit të diskotekës Pulse, Dejan Jovanov, i cili është në arrati.

Për këtë rast deri më tani janë dyshuar 34 persona, ndërsa ndaj 27 të dyshuarve është hapur hetim, ndaj tri kompanive dhe ndaj shtatë policëve nga Drejtoria për Punë të Brendshme Shtip dhe Stacioni policor i Koçanit.

Gjykata Themelore e Koçanit caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 24 personat për të cilët Prokuroria Themelore Publike kërkoi masën në kuadër të hetimeve për zjarrin në diskotekën “Koçani Pulse”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments