Policia nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka sekuestruar gjashtë automjete për shkak të dyshimit për falsifikim, shkruan TV21. Nga MPB njoftojnë më 19 tetor janë realizuar disa bastisje në tre auto servise.
“Pas marrjes së informacioneve operative dhe urdhrit për bastisjes nga Gjykata Themelore e Ohrit, më datë 19.10.2023 janë kryer bastisje në 3 qendra të autoserviseve në territorin e SPB-Ohër pas çka janë sekuestruar gjashtë vetura, si dhe janë zhvilluar biseda informative me disa persona”, njoftojnë nga MPB duke shtuar se është bërë edhe ekspertizë e dokumenteve dhe ndaj personave në fjalë do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale./tv21.tv