Aida Ferati-Doli, ansambleiste e VV-së, për bashkimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), në “FIVE” ka thënë se fillimisht kjo komunë ka shprehur dëshirën t’i bashkohet AKK-së.
“Ka qenë kërkesë e komunës, rrjedhimisht e kryetarit, çfarë kemi bërë ne sot në Kuvendin Komunal është se kemi votuar pro këtij bashkimi”, ka thënë Ferati-Doli.
Ferati-Doli ka thënë tutje se ky veprim është legjitim.
Ansambleistja e VV-së ka shtuar se bashkimi i Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës nuk do të ndikojë në situatën e krijuar në këtë pjesë të vendit.
“Secila komunë ka të drejtë t’i bashkohet këtij asociacioni, Mitrovica e Veriut ka shprehur dëshirën dhe ne me një vednim në Kuvendin Komunal e kemi bërë këtë gjë”, ka shtuar tutje ajo.