Bashkimi Evopian miratoi sot rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e ukrainës, sipas presidencës Franceze të Këshillit të Evropës.
Në këto sanksione të reja përfshihen ndalimi i importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi, raporton CNN.
Përveç kësaj në to përfshihet edhe mbyllja e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimi i eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë për në Moskë.
Ndërsa nesër do të publikohet teksti ligjor që përfshin emrat e oligarëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik. /Zëri