Bashkim Hasani nga Lëvizja Demokratike në statusin e tij në rrjetin social FB ka krahasuar situatën kritike që aktualisht ka kapluar BDI-në me skandalet e njëpasnjëshme të funksionarëve të saj, me situatën e BDI-së në vitin 2016-të kur Artan Grubi dhe Bekim Neziri, të dytë eksponentë të lartë edhe atëherë por edhe tani, nga 153 mijë vota BDI-në e ulën në 85 mijë vota.
‘Një digresion i shkurtë. BDI-ja e vitit 2024 jashtëzakonisht shumë i ngjanë BDI-së së vitit 2016. Asokohe, bartës liste për deputet në zonën 1 ishte Artan Grubi, sot zv. kryeministër i parë, ndërsa shef shtabi në nivel qëndror ishte Bekim Neziri, sot kryetar i BDI Dega Çair. Atëherë këto eksponentë BDI-në nga 153 mijë vota e rrëzuan në 85 mijë vota’ konkludon Bashkim Hasani nga Lëvizja Demokratike.
Ai më tej pyet publikisht: Sot, çka mendoni, Artani, Bekimi bashkë me Drinin, në sa vota do e sjellin BDI-në?
a) 40 mijë b) 45 mijë apo c) 50 mijë vota?