1.1 C
Tetovo
E enjte, 6 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Bashkëbiseduam për funksionimin e mëtutjeshëm të Qeverisë”,Arben Taravari tregon se çfarë u...

“Bashkëbiseduam për funksionimin e mëtutjeshëm të Qeverisë”,Arben Taravari tregon se çfarë u fol në takimin me Ali Ahmetin(video)

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari e quajti diçka të zakonshme takimin e sotëm që pati me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan TV21. Taravari tha se me Ahmetin janë takuar si dy partnerë të koalicionit.

“Bashkëbiseduam për funksionimin e mëtutjeshëm të Qeverisë, mundësitë çfarë presim për ngjarje të reja, çfarë mund të ndodhë në vend, kështu që ka pasur takime edhe do të ketë takime, me të gjitha partitë politike shqiptare, pa përjashtim”, theksoi Taravari.

Taravari tha se nuk ka pasur ofertë për koalicion me BDI-në nga Ahmeti.

“As që e kemi diskutuar numrin, për koalicionime kemi biseduar edhe me Kovaçevskin, edhe me Ahmetin, edhe me partitë opozitare shqiptare, me të gjitha jemi në negociata, nuk ka parti me të cilën nuk bisedojmë, por nuk kemi ardhur në fazë që të ndajmë numra të deputetëve”, tha Taravari për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments