10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBanori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it

Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it

https://alsat.mk/banori-i-gallates-sulmon-fizikisht-dhe-verbalisht-gazetarin-e-alsat-it

Ekipi i Televizionit Alsat gjatë raportimit në fshatin Gallatë të Komunës së Vrapçishtit është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga një banor i fshatit. Të njëjtit i ka penguar raportimi i televizionit Alsat dhe mediave të tjera duke i akuzuar pabazë ato për nxitje dhe raportim jo objektiv.

“Kamerat nuk jeni të mirëseardhura këtu. A ke leje për të incizuar këtu? Po kam! Më trego lejen. Me trego çfarë leje keni. Merrni veturat dhe të mos ju shoh këtu. Neve këtu kemi bashkëjetesë me të gjithë. Për këtë arsye kemi ardhur edhe ne. Ka kush flet këtu. Kisha ka udhëheqësi dhe ajo do të flet. Ikë dhe më padit lirisht. Të lutem mos më prek se nuk ke të drejtë. Ky është vend publik dhe unë kam të drejtë. Nuk ke të drejtë. Shko në televizion. Nëse mendon se më frikëson, gabohesh. Mos nxit. As ti nuk më frikëson. Nuk mund as në ….. të më frikësosh. Të lutem kujdes me fjalët, nuk kemi ardhur për sherr. Ikë shporru, nuk jeni të mirëseardhur në fshat”.

Rastin e denoncuam në stacionin më të afërt të policisë. Denoncimin e bëmë mbi bazën e sulmit ndaj personit zyrtar. Në stacionin policorë të Gostivarit i morën vetëm të dhënat tona, ndërsa u detyruam që rastin ta paraqesim edhe në SPB Tetovë.

“Pas kësaj situate që e patë në fshatin Gallatë të Komunës së Vrapçishtit neve u drejtuam në stacionin policor të Gostivarit për të denoncuar rastin në të cilin neve si gazetarë u penguam të kryejmë punën tonë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Zyrtarët policorë na njoftuan se personi i cili ka kryer sulmin verbal dhe pengesën ndaj ekipeve televizive e posaçërisht Televizionit Alsat është i njohur për organet e rendit. Në kartën e tij penale janë evidentuar disa vepra të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, kanosje dhe pengesa të ngjashme ndaj personave zyrtarë. Sipas Kodit Penal, pengesa ndaj personit zyrtarë parashikon dënim me burg deri në 3 vjet. /Alsa.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments