www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Banorët e Seravës dhe të rrugës së plastikave,dytën e dytë pa rrymë Në lagjen Seravë të Shkupit po ndodh një padrejtësi e hapur: qytetarë thonë që kanë paguar rregullisht energjinë elektrike po ndëshkohen kolektivisht nga EVN, vetëm sepse një pjesë tjetër nuk i ka shlyer obligimet. Kjo nuk është as zgjidhje, as ligj, por presion i papranueshëm mbi konsumatorët korrektë.
Ligji është i qartë: përgjegjësia për pagesë është individuale. Ndërprerja e rrymës lejohet vetëm për konsumatorin që ka borxh, pas paralajmërimit dhe procedurës ligjore. Mbyllja e rrymës për një lagje të tërë është abuzim me pushtetin monopolist dhe shkelje e të drejtave bazë të qytetarëve.
EVN, në vend që të veprojë me matës individualë dhe mekanizma ligjorë, zgjedh rrugën më të lehtë: ndëshkimin kolektiv. Kjo qasje i kthen qytetarët që paguajnë në pengje të borxhlinjve dhe nxjerr në pah dështimin institucional për të zbatuar ligjin në terren.
Heshtja e institucioneve rregullatore është po aq shqetësuese. Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Avokati i Popullit duhet të reagojnë urgjentisht. Energjia elektrike nuk është luks, por shërbim bazë. Kush paguan, duhet ta ketë.
Çdo praktikë tjetër është padrejtësi. Dhe kjo padrejtësi ka emër: ndëshkim kolektiv i paligjshëm.
**EVN Makedonija/EVN Macedonia është privatizuar dhe shteti ka vetëm një 10 % pjesëmarrje aksionare, ndërsa 90 % është në pronësi të EVN AG-së (kompani austriake) që e bleu kompaninë në 2006.
Në sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut:
EVN (distribuimi dhe furnizimi) është 90 % privat dhe 10 % shtet.
Shteti e ka 100 % ESM-in (prodhues i energjisë).
MEPSO (transmetuesi) është 100 % e shtetit. Orhan Murtezani drejtor nga Vlen në MEPSO
====================================
Spitali modular në Tetovë ku u dogjën 14 persona dhe u gjykuan vetëm dy ish drejtorë Dr Florim Besimi dhe Artan Etemi si dhe mos thirja në përgjegjësi ndërtuesit BRAKO,ish ministrit të shëndetësisë Filipçe,dhe ish zëvendëskryeministrit Angjushev ,është pritur nga Gjykata e Apelacionit në Gostivar që tëpaktën të kthejë lëndën në rigjykim se mungojnë ende faktorë përgjegjës ,ndodhi
“Gjykata e Apelit ndryshoi aktgjykimin në pjesën e sanksionit penal dhe në pjesën e vendimit për kërkesën pasurore-juridike, ashtu që të pandehurit F.B. nga T. dhe A.E. nga T., të cilët me aktgjykimin e shkallës së parë janë shpallur fajtorë për veprën penale ‘vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ sipas nenit 292 paragrafi 4 në lidhje me nenin 288 paragrafi 4 dhe paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, i dënoi me nga tre vjet burg, ndërsa personin juridik të akuzuar, Spitali Klinik i Tetovës, të shpallur fajtor për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ sipas nenit 288 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 4 dhe 2 të Kodit Penal, e dënoi me gjobë prej 1.300.000 denarësh”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit në Gostivar.
Nga atje shtojnë se në pjesën e shpenzimeve të procedurës, aktgjykimi i shkallës së parë është anuluar dhe lënda në këtë pjesë i kthehet gjykatës për vendimmarrje të re.
Kjo është hera e dytë që Gjykata e Apelit në Gostivar vendos për një aktgjykim të shkallës së parë lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës, i cili ndodhi më 8 shtator 2021. Procesi i parë gjyqësor kundër dy ish-drejtorëve përfundoi më 5 qershor 2023, kur ata u dënuan me burg me kusht, ndërsa për Spitalin Klinik u shqiptua një gjobë prej një milion denarësh. Pas procedurës ankimore, në gjysmën e parë të majit 2024, Gjykata e Apelit në Gostivar e anuloi pjesërisht aktgjykimin dhe vendosi që ish-drejtorët dhe Spitali të gjykohen sërish.
Blerim Sejdiu: Fajtorët e vërtetë po lihen të lirë, po ndëshkohen të pafajshmit për tragjedinë e spitalit modular në Tetovë

===============================================================
Ndryshimet në qeveri pro forma Bekim Sali kryetar i AAA në vend të Izet Mexhitit zëvendës kryeministër dhe Muhamed Hoxha Ministër i mjedisit jetësor post që e mbante Izet Mexhiti,edhe u paralajmëruan nga vetë Mickoski …POSTI QË PRET NDRYSHIMIN është posti i MINISTRISË SË SHËNDETËSISË ku ministër është AZIR ALIU…pse nuk ndodhi tash para vitit të ri …burimet e www.telegrami.mk nga qarqet politike brenda Qeverisë VMRO-VLEN thonë se Azir Aliu ka teptisur të zëjë postin e drejtorit të AEK ( Agjencisë për Komunikime Elektronike),pra post qëmba Jeton Akiku nga Gostivari që nga viti 2020 që është njëherit dhëndri i Nevzat Bejtës ,sipas konkursit që duhet të jetë në vitin 2026 deri atëherë VMRO do e mbajë në Qeveri sepse ka merita për Qeverinë si ministër i shëndetësisë .Tek fillon lufta politike e Azir Aliut që vinte nga ASH Taravari dhe dhëndrit të Nevzat Bejtës VLEN ,për postin në AEK
https://faktor.mk/koj-e-azir-aliu-predlozen-za-minister-za-informatichko-opshtestvo-i-administracija
======================================================
Mesut Shabani Tetovë

