Banka Popullore gjatë javës së ardhshme do t’i realizojë më shumë aktivitete në drejtim të shënimit të tridhjetë e njëvjetorit të pavarësimit monetar, gjegjësisht vendosjes së denarit si valutë nacionale dhe pavarësimit të Bankës Popullore, nën moton “Kremtojmë denarin!”.
Shpallja e pavarësimit monetar më 26 prill është ngjarje e rëndësishme për shtetin, ndërsa njëherësh edhe hap i rëndësishëm në përmbylljen e pavarësisë së saj. Ndër vite Banka Popullore ndërtohej dhe u pozicionua si një bankë qendrore bashkëkohore, kredibile, e njohur ndërkombëtarisht dhe e pavarur, por edhe si institucion që e ka nxitur mendimin shkencor dhe punën, edukimin e vazhdueshëm dhe edukimin financiar. Që atje, në kuadër të javës së shënimit do të ndahet edhe Çmimi vjetor për hulumtues të rinj për punimin më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare”, kumtoi BP.
Për rrugën e krjimit të vendosjes së parave të Maqedonisë, janë përpunuar dy video-regjistrime edukative nga të punësuarit në Muzeun e Bankës Popullore, Maja Haxhimaneva, Eftimia Pavllovska dhe Diana Vançevska. Video-regjistrimet, përveç asaj që do të publikohen, do të dorëzohen edhe në shkollat në mbarë vendin për të shërbyer në procesin e mëtejmë edukativ për historinë tonë dhe valutën.Në kuadër të këtij shënimi do të publikohen edhe dokumente të Arkivit të Bankës Popullore, lidhur me pavarësimin monetar, që kanë vlerë historike të çmuar për historinë e Maqedonisë së Veriut.