8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBanka komerciale ruajtëse me e madhe e parave , Stopanska Banka...

Banka komerciale ruajtëse me e madhe e parave , Stopanska Banka kredituesi më i madh .Tre bankat më të mëdha kanë asete prej 6.3 miliardë eurosh.

Stopanska Banka Shkup, NLB Banka dhe Komercijalna Banka së bashku kanë realizuar fitim prej 114 milionë euro për vitin 2022 dhe sipas rezultateve financiare këto banka do të jenë ndër kompanitë më të suksesshme maqedonase në vitin 2022, analizon portali Express.

Secila nga tre bankat më të mëdha maqedonase në vitin 2022, mesatarisht injektoi 100 milionë euro kredi në ekonominë maqedonase, dhe totali i plasmanit të tyre i kalon 3.5 miliardë euro. Trendi i reduktimit të investimeve në bono qeveritare është i dukshëm edhe në mesin e tri bankave më të mëdha, analizon portali Express.

Në strukturën e sistemit bankar të Maqedonisë vazhdon dominimi i tri bankave komerciale më të mëdha, sipas të dhënave zyrtare financiare të publikuara këto ditë nga Stopanska banka Shkup, NLB Banka dhe Komercijalna banka. Të tre bankat së bashku për vitin 2022 realizuan një fitim prej 114 milionë eurosh. Sipas rezultateve financiare, këto banka do të jenë edhe ndër kompanitë më të suksesshme maqedonase në vitin 2022.

Këto banka janë institucionet financiare më të fuqishme në vend. Asetet e tyre të përbashkëta në fund të vitit të kaluar kapin vlerën e 6.3 miliardë eurove. Banka më e madhe maqedonase për sa i përket gjithsej aseteve vitin e kaluar, si në vitet e kaluara, është Komercijalna banka. Asetet e saj arrijnë në 2.45 miliardë euro.

Të tre bankat së bashku investuan 3.52 miliardë euro në kredi për popullsinë dhe kompanitë. Kreditori më i madh vitin e kaluar ishte Stopanska banka Shkup. Portofoli i saj i kredisë në ekonominë kombëtare kap një vlerë totale prej 1.4 miliardë eurosh. Në të njëjtën kohë, Stopanska banka Shkup mbetet kreditori më i madh për popullsinë.

Komercijalna banka mbetet ruajtësi më i madh i parave të qytetarëve dhe kompanive maqedonase. Në fund të vitit 2022, 2.17 miliardë euro mbahen në depozita dhe depozita kursimi. Të tre bankat së bashku mbanin pothuajse 5.2 miliardë euro në fund të vitit të kaluar.

Tre bankat vitin e kaluar kanë fituar 171 milionë euro nga interesi. Pjesën më të madhe e ka Stopanska banka Shkup dhe kjo për shkak të strukturës së klientëve, ku siç dihet dominojnë personat fizik.

Sa i përket komisioneve dhe tarifave, si burimi i dytë më i madh i të ardhurave, vitin e kaluar NLB Bank ka pasur rezultatin më të mirë në konkurrencën e tre më të mëdhenjve me një realizim prej 20.5 milionë euro.

Tre bankat më të mëdha kanë gjithashtu fitime operative relativisht të barabarta. Në garën e vdekur mes dy prej tyre, Stopanska banka ka një fitim prej 39.7 milionë euro, që është vetëm 0.1 milionë euro më mirë se NLB Banka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments