Në 50 vitet e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me një numër në rritje të përmbytjeve, valëve ekstreme të të nxehtit, zjarreve dhe reshjeve të mëdha. Vetëm në dy dekadat e fundit, vendi është përballur me 12 fatkeqësi të lidhura me ndryshimet klimatike që prekin 1.3 milionë njerëz. Me rritjen e ngrohjes globale, situata pritet të përkeqësohet në vitet në vijim dhe raporti i Bankës Botërore rekomandon që vendi të vazhdojë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe të ndërmarrë një sërë reformash.
- Në 50 vitet e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me një numër në rritje të përmbytjeve, valëve ekstreme të të nxehtit, zjarreve dhe reshjeve të mëdha. Vetëm në dy dekadat e fundit, vendi është përballur me 12 fatkeqësi të lidhura me ndryshimet klimatike që prekin 1.3 milionë njerëz. Me rritjen e ngrohjes globale, situata pritet të përkeqësohet në vitet në vijim dhe raporti i Bankës Botërore rekomandon që vendi të vazhdojë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe të ndërmarrë një sërë reformash.
Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, rekomandon marrjen e masave të menjëhershme për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike.
“Ndikimet klimatike pritet të intensifikohen së bashku me emetimet e gazeve serrë, të cilat do ta bëjnë vendin më të nxehtë dhe më të thatë, dhe do të përballet me shira të rrëmbyeshëm më të shpeshtë dhe më të fortë që do të çojnë në përmbytje”, thotë Paolucci.
Raporti përmend rëndësinë e politikave fiskale të zgjuara për të absorbuar humbjet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Politika tatimore, për shembull, mund të inkurajojë transportin e gjelbër dhe teknologjitë e qëndrueshme duke hequr subvencionet për energjinë elektrike me qymyr, duke mbrojtur familjet e cenueshme nga rritja e kostove të energjisë. Përcaktimi i buxhetit për ndryshimet klimatike dhe proceset e prokurimit të gjelbër mund të zvogëlojë kostot ekonomike dhe të mbrojë financat publike”, thonë nga Banka Botërore.