9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiBANKA BOTËRORE I HUAZON MAQEDONISË 125 MILIONË EURO

BANKA BOTËRORE I HUAZON MAQEDONISË 125 MILIONË EURO

Banka Botërore me hua prej 125 milion euro do t’i ndihmojë shtetit ta përforcojë qëndrueshmërinë e financave publike dhe ta përmirësojë konkurrencën e tregut. Huaja është aprovuar nga ana e Bordit të drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore.

Prej atje informojnë se me huan për politika zhvillimore do të mbështeten reformat të drejtuara ndaj përmirësimit të menaxhimit dhe transparencës së financave publike dhe konsumit më efikas publik.

“Huaja mbështet reforma në energjetikë përmes liberalizimit të sektorit energjetik dhe përforcim të burimeve ripërtëritëse. Gjithashtu, i përmirëson furnizimet publike përmes rritjes së qasjes së ofertuesve nga sektori privat në tenderë publikë dhe përforcim të konkurrencës së tregut, si dhe përmes vendosjes së inspektimeve bazuar në rreziqe të cilat do ta ulin kohën të cilat kompanitë e kalojnë në punë me inspektimet”, sqaron Banka Botërore në kumtesën e sotme.

Sipas drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Linda Van Gelder, konkurrenca fiskale është me rëndësi vitale për mbështetjen në rritje afatgjatë. “Gradualisht konsolidimi fiskal dhe reformat në konkurrencë të mbështetura përmes këtij operacioni kanë për qëllim ta përforcojnë besimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe ta përshpejtojnë rritjen afatgjatë”, thotë Van Gelder.
Mjetet ndahen në një këst përmes huas për politika zhvillimore me afat të skadimit prej 12 muajve dhe katër vite grejs periudhë. Norma e intereit është EURIBOR plus 0,50 për qind pikë.

Huaja për politika zhvillimore është instrument i Bankës Botërore e cila i mbështet politikat dhe aktivitetet institucionale në vend të cilat promovojnë rritje dhe ulje të qëndrueshme të varfërisë.

Në huan e parë në vitin 1993, Banka Botërore ka investuar në shtet më shumë se dy miliardë dollarë. Janë realizuar 66 projekte në energjetikë, infrastrukturën rrugore, bujqësi, shëndetësi, arsim, politikë sociale, inovacione dhe aftësi. Përmes IFC, anëtare e Bankës Botërore, ndërkaq, janë siguruar rreth 400 milionë dollarë në 19 projekte në sektorin financiar, energjetikë, telekomunikime, sektorin farmaceutik, tekstil, shitje me pakicë, prodhim dhe në industrinë automobilistike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments