11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBanka Botërore: Covid-19 do të zhysë në varfëri Ballkanin, e kthen 15...

Banka Botërore: Covid-19 do të zhysë në varfëri Ballkanin, e kthen 15 vite pas

“Në Shqipëri niveli i varfërisë, nga 40 ne 44%”

Covid-19 do të zhytë në varfëri vendet e Ballkanit Perëndimor. Një studim i Bankës Botërore mbi situatën se si do të ndikojë pandemia në 6 shtetet e ekonomisë rajonale, rezulton se numri më i lartë i popullsisë së varfër që jeton me më pak se 5.5 USD në ditë do të jetë në Shqipëri, për shkak të strukturës së tregut të punës.

Banka Botërore vlerëson se në skenarin bazë, varfëria në Shqipëri do të shkojë në 40% të popullatës, duke u rikthyer në nivelet e vitit 2012, ndërsa në atë pesimist mund të rritet në 44%, ku pothuajse gjysma e vendit zhytet në varfëri dhe niveli shkon në atë të vitit 2005.

“Vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje, duke shkuar në rreth 40% në skenarin e parë dhe 44% në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.”

Për Bankën Botërore, rreth gjysma e tregut të punës në vendet e Ballkanit përbëhet nga të vetëpunësuarit dhe sektorët e prekur nga kriza e pandemisë: turizmi, shërbimet, transporti dhe punësimi informal. Këta të fundit kërcënojnë nivelin e varfërisë, për shkak se nuk përfitojnë nga asistenca sociale thotë Banka, ndërsa për herë të parë vëren shtimin e varfërisë në qytete.  

“Rreth 14 deri 33% e të punësuarve në sektorët shumë të prekur nga kriza e COVID-19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vetëpunësuar, e për këtë arsye ata janë edhe më të cenueshmit. Kjo përqindje është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Kosovë.”

6 vendeve e Ballkanit Perëndimor do t’i shtohen minimalisht 400 mijë njerëz të varfër thotë studimi rajonal i Bankës Botërore.

“Vlerësimet për Ballkanin Perëndimor, pa përfshirë masat e reagimit të qeverive, tregojnë se kriza e COVID-19 mund të shkaktojë rënien e të paktën 400,000 njerëzve në varfëri, shifër e cila mund të arrijë deri në 950,000 në rast të zgjatjes në kohë të krizës.”

Të ardhurat e familjeve do të bien nga 6 në 12% për çdo shtet të Ballkanit, të prekur a dhe nga tkurrja e remitancave, ndërsa të gjithë shtetet do të kenë pakësim të shtresës së mesme.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments