Banesat në Shkup po shtrenjtohen, deri në 1500 euro për metër katror
Në tremujorin e tretë të këtij viti, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 5.9 për qind. Në tremujorin e parë rritja ishte 3.2 për qind, ndërsa në të dytin 4 për qind, sipas të dhënave të Bankës Popullore.Në Shkup, për shembull, në Qendrën e përgjithshme dhe Karposh, një metër katror hapësirë banimi shitet deri në 1500 euro. Ndërtuesit parashikojnë se çmimi mund të arrijë deri në 2000 euro. Sipas tyre, shkak për këtë është mungesa e lokacioneve të mjaftueshme për ndërtim, bllokimi i planeve detale urbane dhe mos sjellja e të rejave, rritja e çmimit të materialeve të ndërtimit, por edhe fuqia punëtore, e cila gjithnjë e më shumë po shkon jashtë vendit. .mkd.mk