Arben Taravari nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se me kryeministrin Hristijan Mickoski kanë arritur marrëveshje që Balancuesi të mos hiqet, deri në përpilimin e një ligji për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë nëpër institucione. Taravari njoftoi se në këtë ligj shqiptarët do të përfaqësohen me vetëm popullatën rezidente, pa mërgatën.“Ne rezident në Maqedoni si shqiptarë, në regjistrimin e fundit të 2021-shit jemi 25%, në përgjithësi në total me ato jorezident, jemi diku 30 për qind, dmth shqiptarët në Maqedoni janë 1/3 apo 1/4 e popullatës, me këtë lëvizje, migrim të popullatës që ndodh në Maqedoni, besoni se edh emaqedonasit zvogëlohen, edhe shqiptarët zvogëlohen. Unë e kam më tepër brengën e largimit, migrimi, sesa në Balancues, apo në Ligj do të qëndrojë 25, apo 30 për qind”, theksoi Taravari në Daily Click.