“Djalë mixhe e gëzofsh Bajromin! Kofsh shëndosh edhe taj e gëzofsh!”
Kështu urohet Bajrami në Tetovë!
TV21 ishte mysafir në familjen e Burhan Musliut, ku festohet Fitër Bajrami, si në çdo familje myslimane anë e mbanë vendit!
Por si është një ditë e zakonshme e kësaj feste në Tetovë?
“Dita e Bajramit fillon me faljen e Fitër Bajramit në xhami, pastaj shkojmë tek varrezat ku edhe jemi të ndarë me pjesëtarë të familjes që do të thotë bëjmë bajram me personat që kanë vdekur, pastaj kthehemi në shtëpi dhe e kemi atë bukën e bajramit apo salla e Bajramit, siç i themi ne nga Tetova. Pas kësaj shohim se çfarë është përgatitur për ëmbëlsirë sipas traditës, tatlia siç u themi, bakllava, sheqerpare, dhe festojmë bajramin në shtëpi pastaj dalim në farefis, miqësi dhe dalim edhe në qytete të tjera, jo vetëm në Tetovë por edhe në Gostivar, Shkup e qytete tjera dhe kështu mbaron Bajrami. Bajramin e madh e festojmë tre ditë, e kemi zakon, kurse Bajrami i vogël një apo dy ditë e kemi si traditë”, deklaroi Burhan Musliu.