24.2 C
Tetovo
E enjte, 26 Qershor, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi,nënkryetari i BDI-së/ Qeveria po ndëshkon kulturën shqiptare në Tetovë

Bajram Rexhepi,nënkryetari i BDI-së/ Qeveria po ndëshkon kulturën shqiptare në Tetovë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bajram Rexhepi ka reaguar pas miratimit të rebalancit të buxhetit nga Qeveria, duke e cilësuar atë si një akt të padrejtë dhe ndëshkues ndaj shqiptarëve, veçanërisht në sektorin e kulturës në Tetovë.

Në një deklaratë publike, Rexhepi tha se “askush nuk mund të justifikojë një Qeveri që dyfishon buxhetin për disa, ndërsa e redukton për të tjerët”. Sipas tij, ky është një veprim i qëllimshëm përjashtues që godet rëndë institucionet kulturore shqiptare.

Ai theksoi se kultura shqiptare në Tetovë nuk kërkon lëmoshë, por trajtim të barabartë dhe dinjitoz nga institucionet shtetërore.

Askush nuk mund të justifikojë një Qeveri që dyfishon buxhetin për disa, ndërsa e redukton për të tjerët.
Kjo logjikë dhe ky veprim i përjashtimit dhe ndëshkimit sistematik të shqiptarëve në kulturë dhe jo vetëm, duhet të ndalojë! Kultura shqiptare në Tetovë nuk kërkon lëmoshë, por trajtim të barabartë”, nënvizoi Bajram Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments