24.8 C
Tetovo
E premte, 25 Korrik, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi zëri i shpresës së munguar mes Tetovarëve, kush është kandidati...

Bajram Rexhepi zëri i shpresës së munguar mes Tetovarëve, kush është kandidati i BDI-së, Bajram Rexhepi?(video)

Bajram Rexhepi u lind më 25 Shkurt të vitit 1978, në fshatin Sellcë të Tetovës.  Shkollimin fillor e ka kryer në Sh.f. “Rilindja ”, f, Sellcë – Tetovë, Shkollimin e  mesëm  në Gjimnazin e  Tetovës, dërsa studimet universitare në Fakultetin i Shkencave Natyrore  – Shkup, Instituti i Teknologjisë së Informacionit,  dhe studimet postdiplomike i ka kryer  në universitetin i evropës juglindore. Rexhepi mbeti pa babanë shumë herët si fëmij kështu që herët i ra mbi supe që të prij familjes dhe ti mer mi supet e tij barën që jeta i kishte përgaditur, shkruan Top24

Pas përfundimit të studimeve me shumë mund dhe angazhim, Rexhepi për një periudhë kishte punuar në sektorin privat ndërsa në  viti 2002 deri në vitin 2006 ka qënë i punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe ka kryer funksione të rëndësishmë në departamentin e komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së informacionit si dhe në pozitën e shefit të kabinetit të ministrit. Si i punësuar në këtë institucion Bajram Rexhepi krijon web faqen e parë të një institucioni në vend edhe në gjuhën shqipe që sot e kësaj dite mbetet si e tillë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2011,  ka qenë menaxher në kompaninë Neon Systems – Tetovë ndërsa nga viti 2011 deri 2016  ka qenë menaxher rajonal i kompanisë franceze për inspekcion APAVE Shqipëri & Kosovë.

Në periudhën 2013-2017 , ka qenë anëtar i zgjedhur në këshillit e qytetit të Tetovës dhe Koordinator Ndërsa në periudhën: 2018-2024  ka shërbyer si drejtor ekzekutiv – anëtar ekzekutiv i bordit të drejtorëve Sh.A ( MER) – NOMAGAS  Shkup –  operatori i transmisionit të gazit natyrorë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku me insistimin e tij dhe me përkushtimin e jashtzakonshëm ai ia doli që linjën e rrjetit të gazit ta sjellë në Pollog një projekt i ëndëruar për shqiptarët dhe banorët e kësaj pjese.

Flet Gjuhët: Shqipe, Angleze, Maqedonase dhe Serbo-Kroate.

Ka qenë i angazhuar  dhe pjesëmarrës  në shumë projekte profesionale :
2004 – Anëtar i grupit të punës  : Strategjia për shoqërinë e informatike – Maqedoni
2004 – Anëtar i komitetit  :  Ligji për komunikimet elektronike – Maqedoni
2005 – Anëtar i grupit punues  : Ligji për transmetimet – Maqedoni
2008 – Platformë për rezervime  online
2009-2011, Rrjeti wimax në rajonin e Pollogut
2012 – Inspektim PT. MT, RT, VT në projektin e revitalizimit të Blokut A, KEK – Kosovë
2013-2017 – Inspektim PT. MT, RT, VT në Shqipëri Komani, Moglica, Porto Romano, TAP – Trans Adriatic Pipeline
2014 – Inspektim PT. MT, RT, VT – Qapco, Qatar Petroleum, Mesaieed, Katar

Ka qenë pjesëmarrës në shumë konfererenca akademike dhe shkiencore, në kongrese, seminare,  trajnime profesionale, prezentime etj: 
– Workshop – Zhvillimi i komunikimeve elektronike- VoIp – Gjenevë, Zvicër Shtator 2003
– Konferenca ndërkombëtare për komunikime elektronike dhe transmetime – I.T.U. Gjenevë – Zvicër – Prill 2004
– Workshop “e-learning” – Pragë, Republikë Çeke – Maj 2004
– Forum Ekonomik “Crans Montana” Tiranë, Shqipëri, Maj 2006
– Vizitë studimore në terren “Forcimi i ruajtjes së biodiversitetit përmes zhvillimit të kapaciteteve” UNEP, Parku Kombëtar Adamello, Trento, Itali, Prill 2017
– Vizitë studimore në terren “Forcimi i ruajtjes së biodiversitetit përmes zhvillimit të kapaciteteve” UNEP, Parku Kombëtar Majella, Abruzzo, Itali, Shtator 2017
– TYNDP operatoret e shpërndarjes së gazit për Europën Lindore dhe Ballkanin, ENTSOG, Bruksel, Belgjikë, Prill 2018
– Takim ekspertësh, paraqitja e rezultateve të përkohshme nga Studimi i Fizibilitetit për Qendrën e Gazit të Ballkanit, Bruksel, Belgjikë, Qershor 2018
– Power-Gen, Dhjetor 2018, Orlando, Florida
– Pjesëmarrje e rregullt në të gjitha takimet e ENTSOG në Bruksel 2018 – 2024,
– Pjesëmarrje e rregullt në të gjitha takimet e Energy Community, 2018 -2024
– Panelist i rregullt në të gjitha konferencat energjetike  : Ekonomist – Athinë, Forumin Delfi, si dhe forumet tjera energjetike në Lublanë, Vjenë, Baku etj.

Bajram Rexhepi ishte një zë i heshtur i Tetovës dhe Tetovarëve për një periudhë të gjatë duke punuar me përkushtim dhe shumë mund për Tetovën dhe duke qëndruar larg kamerave dhe PR sepse qëllimi i tij ishte Tetova dhe Tetovarët. Të mirat dhe puna e heshtur e Bajram Rexhepit ndjehet shumë kohë më parë ndërsa sot ai po i ofron Tetovës dhe Tetovarëve një qeverisje me dinjitet ku qytetari është fjala e fundit e vendimarrjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments