14.5 C
Tetovo
E enjte, 23 Tetor, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi takim me Ali Ahmetin para raundit të dytë: Fokus maksimal...

Bajram Rexhepi takim me Ali Ahmetin para raundit të dytë: Fokus maksimal për fitore në Tetovë

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, si pjesë e koordinimeve përpara raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 2 nëntor.

Rexhepi ka bërë të ditur se përkushtimi për suksesin zgjedhor po intensifikohet, ndërsa ka shpërndarë edhe një mesazh mobilizues për qytetarët dhe mbështetësit e tij:

“Të angazhuar, të përkushtuar si anjëherë më parë, drejt fitoreve të reja!”

Ai theksoi se ditët në vijim do të jenë kyçe për të siguruar rezultatin e synuar në Tetovë, ndërsa paralajmëroi angazhim të shtuar në terren së bashku me strukturat dhe partnerët politikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments