26.4 C
Tetovo
E hënë, 8 Shtator, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi / SKANDALI LIDHUR ME BULEVARDIN BORIS KIDRIÇ -SQARIM PËR OPINIONIN

Bajram Rexhepi / SKANDALI LIDHUR ME BULEVARDIN BORIS KIDRIÇ -SQARIM PËR OPINIONIN

Për ndertimin e bulevardit Boris Kidriç, janë nënshkruar dy kontrata për punë ndërtimore, njëra më 06.02.2024 dhe tjetra më 07.08.2024, me një vlerë totale prej mbi 12 milionë denarësh. Pra, mbi 12 milionë denarë nga taksat e qytetarëve të Tetovës janë hedhur për një projekt që nga fillimi e deri sot është shoqëruar me absurditete dhe parregullsi.

Çfarë ka ndodhur në realitet?

Në vend të një lejeje të ndërtimit për një projekt të ri, meqë bëhet fjalë për ndërtim të trasesë së re, komuna ka marrë leje për “rikonstruksion”, që nuk përputhet me natyrën e punimeve dhe që është lëshuar gati një vit pas nënshkrimit të kontratave me operatorin ekonomik, gjejgësisht me 16.10.2024.

Sigurimi i lejes së ndërtimit është procedurë që duhet të bëhet paraprakisht, jo pas fillimit të punëve ndërtimore dhe nënshrkimit të kontratës. Kjo është jo vetëm tallje me qytetarët, por edhe shkelje e rëndë ligjore që hap dyshime për korrupsion dhe abuzim me procedurat.

Komuna e Tetovës tani mundohet, përmes fabrikimeve dhe keqinformimit të qëllimshëm të gënjejë opinionin publik dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kjo nuk kalon, koha e përgjegjësisë po afrohet dhe përgjegjësi do të ketë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments