9.9 C
Tetovo
E hënë, 13 Tetor, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi prezanton planin urbanistik 2026-2036

Bajram Rexhepi prezanton planin urbanistik 2026-2036

Kandidati për kryetar komune në Tetovë, Bajram Rexhepi gjatë ditës përmes një postimi ka prezantuar një nga pikat kryesore të programit të tij që është plani gjenreal urbanistik 2026-2036, ku më në fund Tetova do të ketë një plan zhvillimor të mirëfilltë, të bazuar në standarde moderne urbane dhe në vizion afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm, shkruan Top24

 Plani Gjeneral Urbanistik 2026–2036

Tetova do të ketë më në fund një plan zhvillimor të mirëfilltë, të bazuar në standarde moderne urbane dhe në vizion afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky plan, që do të hartohet me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, do të jetë themeli mbi të cilin do të ndërtohet Tetova e re, si një qytet i gjelbër, funksional dhe me infrastrukturë të integruar.

Përmes tij do të:

 Hartohen plane të qëndrueshme detale urbanistike

 Forcohen standardet e ndërtimit

 Ndalohen ndërtimet e egra dhe manipulimet me planet ekzistuese

 Krijohen korridore të gjelbra dhe hapësira rekreative

 Sigurohen procedura transparente për zhvillim urban

Qëllimi është i qartë. Tetova të zhvillohet me plan, jo me improvizim.

Një qytet ku hapësirat publike, transporti, shërbimet dhe gjelbërimi bashkohen për të krijuar harmoni urbane.

#BashkëPërTetovën 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments