5.9 C
Tetovo
E enjte, 12 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBajram Rexhepi / Nga Gjerma fillojmë një kapitulli të ri force dhe...

Bajram Rexhepi / Nga Gjerma fillojmë një kapitulli të ri force dhe uniteti për BDI-në në Tetovë

Sonte në Gjermë, po e nisim një kapitull të ri për organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona në Tetovë. Ky proces nuk është thjesht riorganizim, por është një thirrje për ide dhe energji të reja, dhe për një angazhim më të madh në shërbim të qytetarëve. Me respekt për të kaluarën dhe për kontributin e secilit aktivist ndër vite, po ndërtojmë themele më të forta për të ardhmen.

Jam i lumtur që në këtë rrugëtim, sonte në Gjermë, u zgjodh kryetar i nëndegës Festim Dalifi, një djalë i ri, plot energji, i respektuar në komunitetin e tij, që bart me krenari vlerat dhe bindjet e Bashkimit Demokratik për Integrim. Me kuadro të reja si Festimi, ne po dëshmojmë se BDI është gjithmonë e hapur për brezin e ri dhe për secilin që dëshiron të kontribuojë me ndershmëri dhe përkushtim.

BDI është shtëpia e secilit që beson në punë, dinjitet dhe zhvillim. Dyert tona janë të hapura për të gjithë, për të rinjtë, për gratë, për profesionistët, për çdo qytetar që dëshiron të japë kontributin e vet.

Së bashku, me vizion të qartë dhe me besim në njëri-tjetrin, po e bëjmë Degën e Tetovës më të fortë se kurrë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments