Sonte në Shaip Kamberi!
Në një nga nëndegët me rol të veçantë në organizimin tonë, në këtë lagje të vjetër e me bagazh të pasur arsimor dhe intelektual të Tetovës, realizuam takimin e radhës në kuadër të konsolidimit të strukturave partiake të BDI – Dega Tetovë. Ky është një proces që po e zhvillojmë me përkushtim, seriozitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Ajetali Dervishi, aktivist i kahmotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, u rizgjodh kryetar i kësaj nëndege. Angazhimi i tij ndër vite është garanci se strukturat tona do të jenë të qëndrueshme dhe të orientuara drejt veprimit konkret në shërbim të qytetarëve.
BDI është familje e madhe politike dhe thesar kombëtar i shqiptarëve në vend. Riorganizimi ynë nënkupton një etape të re që krijon hapësirë për çdo qytetar me ide, vizion dhe përkushtim. Me unitet, me energji të reja dhe me respekt për kontributin e secilit, po ndërtojmë një BDI më të fortë, më të organizuar dhe më pranë qytetarëve.

