Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi sot ka qëndruar për homazhe në vendprehjen e Dëshmorit të Kombit, Mujdin Aliu me rastin e 26 vjetorit të përjetësimit të tij.
“Në betejën e Koshares, 26 vite më parë me heroizmin më të lartë, ra për të mos vdekur kurrë heroi i kombit Mujdin Aliu”- ka shkruar Rexhepi.
Ja postimi plotë:
Në betejën e Koshares, 26 vite më parë me heroizmin më të lartë, ra për të mos vdekur kurrë heroi i kombit Mujdin Aliu. Ne sot, së bashku me shokë përkujtojmë veprën e tij.
Qoftë i përjetshëm lavdia e dëshmorëve të kombit.
