“Beteja për Tetovën fillon sërish, nga e para!
Kemi nisur mobilizimin më të madh ndonjëherë të strukturave partiake dhe aktivistëve të Besëlidhjes: Aleanca Kombëtare për Integrim.
Në çdo lagje, në çdo vendbanim, do të çelim çdo derë për të rikthyer Tetovën më 2 Nëntor!
Këtë herë fillojmë më të bashkuar, më të vendosur dhe më unikë se kurrë!
Nuk do të lejojmë që Tetova të bëhet pjesë e pazareve të inxhinieringut elektoral!
Në Tetovë më 2 Nëntor do të triumfojë vota e pastër dhe e lirë e qytetarëve!” ka shkruar Bajram Rexhepi.