100 DITË DËSHTIM
Të dashur qytetarë të Tetovës,
Kanë kaluar 100 ditë nga fillimi i mandatit të dytë të udhëheqjësisë aktuale të komunës. 100 ditë janë të mjaftueshme për të treguar vizion, seriozitet dhe drejtim të qartë, gjëra të cilat nuk i shohim në vepër.
Sot, Tetova përballet me:
Kaos të vazhdueshëm në komunikacion. Semaforë jofunksionalë, kolona kilometrike, mungesë parkingjesh dhe asnjë plan komunikacioni në trafik.
Betonizim të pakontrolluar dhe mungesë të planeve urbanistike që i shërbejnë qytetarëve dhe interesit publik.
Projekte të nisura për kamera e slogane, e që lihen përgjysmë sapo mbarojnë zgjedhjet.
Pasiguri në shkolla dhe mungesë koordinimi institucional.
Problem serioz me qentë endacakë, pa zgjidhje afatgjate dhe pa transparencë.
Nuk ka raport dhe llogaridhënie për këto 100 ditë, ndërkohë që agonia institucionale e 4 vejçarit të kaluar po vazhdon duke u bërë keq e më keq nga dita në ditë.
Mandati i dytë duhej të ishte mandat përgjegjësie. Në vend të kësaj, po shohim stagnim dhe improvizime të zbehta.
Tetova po shndërrohet në një qytet pa shpresë. Një qytet improvizimesh dhe lojërash të pista politike. Me krenari dhe lavdi të plagosur rëndë. Një arenë pazaresh të ulëta, ku intelektualizmi sulmohet çdo ditë dhe vlerat e qytetarisë tetovare po ngulfaten pamëshirshëm.
Qyteti ynë ka nevojë për plan zhvillimor ekonomik.
Ka nevojë për rend dhe siguri, për projekte të përfundojnë dhe vihen në funksion të qytetarëve.
100 ditët e para janë paralajmërim dhe bilanc i zi mbi atë se si nuk duhet të menaxhohet qyteti ynë.
Koha e llogaridhënies ka filluar!
