18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeBajram Begaj takim me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan: Forcim i...

Bajram Begaj takim me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan: Forcim i marrëdhënieve ndërshtetërore

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj po zhvillon sot një vizitë në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili u mikprit nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Kreu i Shtetit u takua sot gjithashtu me kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë  pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate  të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments