21.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaBajdeni: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një...

Bajdeni: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një luftë më e gjerë

Pas një fundjave me shkëmbime zjarri, ushtria izraelite ka nisur valën më të gjerë të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke goditur njëkohësisht Libanin Jugor, luginën e Bekaa dhe rajonin verior pranë Sirisë. Avionët e Tel Aviv ndërmorën bombardime intensive në qyteza e fshatra, duke goditur 150 objektivë, siç pretendojnë, e duke shkaktuar viktima e të plagosur. Izraeli u bëri thirrje civilëve të largohen nga zonat ku operon Hezbollahu, teksa paralajmëroi se së shpejti do të nisin sulmet e saktësisë së lartë kundër grupet militant. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani foli për një fazë tëre të konfliktit, ku kishte nisur beteja për llogaridhënien. Ndërkohë presidenti amerikan Xho Bajden shprehu shqetësimin për tensionet në Lindjen e Mesme për shkak të frikës se përshkallëzimi i sulmeve midis Hezbollahut dhe Izraelit mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal. Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar një konflikt më të gjerë u tha Bajden gazetarëve.

Z. President a jeni i shqetësuar për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme?

“Po, jam. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një luftë më e gjerë. Dhe ne jemi ende duke u përpjekur fort”, deklaroi Xho Bajden, president i SHBA-së. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments