5.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBaçovski: Janë paguar 204 milionë denarë subvencione bujqësore

Baçovski: Janë paguar 204 milionë denarë subvencione bujqësore

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, m, Nikica Baçovski informon se janë paguar mjete për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe kanë plotësuar kushtet për sigurimin e mbështetjes financiare, për prodhimtarinë organike, për rritjen e numrit të krerëve në kopetë bazë, për dhinë dhe qengjin e mbajtur femër dhe për përkrahje shtesë. është paguar prej 20 për qind për fermerët e regjistruar.Gjithsej 773 persona që prodhojnë produkte organike janë paguar 113 milionë denarë. Në llogaritë e 1793 subjekteve që aplikojnë si fermerë individualë janë paguar 52 milionë denarë. Rreth 39 milionë denarë janë paguar për 7674 fermerë që shtuan tufat. Mbi 1,4 milionë denarë janë paguar për të gjithë ata që kanë mbajtur një qengj femër, 156 mijë denarë janë paguar për të gjithë ata që kanë mbajtur një dhi, e të tillë janë 32 fermerë, tha Baçovski.Ai theksoi se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me pagesën jo selektive të mjeteve për subvencione dhe theksoi se në një ditë, pa përzgjedhje, paguhen mjetet për subvencione bujqësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments