Në Zagreb, pas takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, Kurti vlerësoi se Serbia është shtet jodemokratik dhe se aty nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave.
Ai gjithashtu pohoi se nuk ka sundim të ligjit në Serbi dhe se Serbia është vetëm formalisht një republikë.
“Ne e dimë nga përvoja historike se si përfundon kjo, por duket se Beogradi nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara e tij”, tha Kurti.
“Ne e dimë se si përfunduan protestat e studentëve me Millosheviqin”, shtoi ai.