Ditën e sotshme i ashtuquajturi ‘Grupi i Zjarrit’ në BDI me në krye Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Kastriot Rexhepin, Blerim Bexhetin, Nevzat Bejtën dhe disa ish funksionarë të tjerë kanë mbajtur tubimin e parë në teren duke filluar nga Studeniçani.
InfoShqip mëson se vendi ku është mbajtur ky tubim është i një personi të afërt me kryetarin e komunës të Studeniçanit Azem Sadiku, i cili vjen nga rradhët e PDSH, ku pastaj kaloi në ASH dhe së fundmi ka filluar të filtrojë edhe me “Grupin e Zjarrit” dhe në tubimin e sotshëm shumica e të pranishmëve ishin përkrahësit e këtij të fundit.
Përndryshe Grupi i Zjarrit në BDI ka dërguar edhe disa mesazhe nëpërmjet këtij tubimi të cilat mendohet të jenë drejtuar kryetarit Ahmeti për ndryshime në udhëheqësinë e partisë. /InfoShqip.com