11.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAvokatja e Rexhail Qerimit, Artene Iseini: Lajmin për vdekjen e tij e...

Avokatja e Rexhail Qerimit, Artene Iseini: Lajmin për vdekjen e tij e mësova nga mediat, institucionet nuk më njoftuan

Avokatja e Rexhail Qerimit, Artene Iseini, thotë se lajmin për vdekjen e tij në burg e ka mësuar nga familjarët dhe mediat. Në një prononcim për gazetën LAJM, ajo tha se si avokate e Rexhailit, nuk është njoftuar në mënyrë institucionale për vdekjen e tij.

“Fatkeqësisht sot morën lajmin nga familjarët dhe mediumet. Në mënyrë institucionale nuk kam marrë asnjë informim që Rexhaili paska ndërruar jetë. Shfrytëzoj rastin që tu shprehi ngushëllimet me të sinqerta familjarëve, vëllezërve të tij, bashkëshortes e cila për 13 vite me radhë bredhte nëpër dyert e gjykatave dhe burgjeve duke kërkuar drejtësi dhe liri për bashkëshortin e saj”, tha avokatja Artene Iseini në një prononcim për gazetën LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments