-4.5 C
Tetovo
E hënë, 7 Prill, 2025
BallinaOpinionAvokati Spartak Ngjela/Gadishulli Ilirik në qendër të interesit amerikan - Koha për...

Avokati Spartak Ngjela/Gadishulli Ilirik në qendër të interesit amerikan – Koha për Arbërinë e re me këto shtete

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se frika më e madhe e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut sot qëndron tek aleanca strategjike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Sipas tij, krijimi i dy shteteve të pavarura shqiptare – Shqipëria dhe Kosova – ka tronditur boshtin sllav në Ballkan, ndërsa ideja e zhvillimit të Arbërisë moderne (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri) po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga politika amerikane.

Postimi i plotë:

Gjithë frika e Serbisë dhe e Maqedonisë së Veriut është sot tek aleanca Amerikë – Shqipëri.

Serbët po vijojnë, si në dy shekujt e fundit rresht, që të krijojnë intrigat antishqiptare në Uashington; por amerikanët qeshin me ta. Sidomos këta sllavët e jugut i ka trembur shumë faqja e dy shteteve të pavarur shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova

Kurse një pasion të vërtetë sntishqiptar sllavët e jugut dhe grekët e kanë te Maqedoninë e Veriut dhe Çamëria. Sepse të gjithë po presin fillimin e çështjes çame.

Kurse politika shqiptare ende nuk po e nxjerr doktrinën e vet të bashkimit kombëtar. Askush nuk mund të godasë dot një doktrinë kombëtare, ndërsa Shqipëria qe e ka si detyrë historike këtë doktrinë, drejtohet nga një kryeministër, i cili nuk e ka ende të formuar si një afekt shpirtëror arbërinë e bashkuar.

Po politika amerikane?

Politika amerikane kuptohet që po e kërkon zhvillimin e gjithanshëm të Arbërisë moderne – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri.

Në fakt na duhet të theksojmë se, kjo, në esencë, ka qenë doktrina e Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe e Ismail Qemalit.

Kurse, në fakt, të gjitha fuqitë e mëdha nuk e kanë pranuar Arbërinë modene, sepse sllavët e jugut janë pushtues të territoreve shqiptare. Por dalja e Kosovës si shtet i pavarur dihet se, në historinë e sotme, e ka çelur tani procesin e shqiptarisë së plotë që përmendëm më lart.

Prandaj na duhet ta theksojmë se gjithçka do të varet nga aleanca shiptaro – amerikane.

Por në thrmel të kësaj aleance, sot po qëndron interesi i madh amerikan për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe ky tani është një proces historik që do të vijojë të ecë përpara, sepse, realisht, kjo është kërkesë e historisë së sotme evropiane.

Koha po ecën për shqiptarinë e re, të plotë dhe të zhvilluar në qytetërimin modern.

Dhe kjo do të vijë e realizuar shumë shpejt.

Prisni dhe shikoheni me përparësi këtë çështje në formimin tuaj për shqiptarinë e re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments