11.8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAvokati serb thotë se mbrëmë u vranë deri në 10 sulmues,ka edhe...

Avokati serb thotë se mbrëmë u vranë deri në 10 sulmues,ka edhe të plagosur

Avokati Çedomir Stojkoviq, ka dhënë informacione lidhur me sulmuesit serbë që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën dy të tjerë.

Në një shkrim në rrjetin social  “X” (ish- Twitter) Stojkoviq tha se ka informacione se deri në 10 serbë të armatosur janë vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas tij, ka edhe të plagosur tjerë në Serbi, për të cilët ministri Xhelal Sveçla, bëri të ditur gjatë ditës së hënë.

“Sipas informacioneve të mia, të paktën 7 por me shumë gjasa 10 serbë të armatosur kanë humbur jetën dje në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. 3 trupa janë gjetur në vend. Pjesa tjetër e trupave janë tërhequr drejt Novi Pazarit. Ka edhe të plagosur që tani ndodhen në Serbi”, tha Stojkoviq.

Sveçla, i ka kërkuar Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës personat që sulmuan Policinë e Kosovës, që siç tha ai, t’iu pergjigjen autoriteteve të drejtësisë për aktet terroriste.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat relevantë, ka udhëhequr veprimet hetuese edhe gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes – në Banjskë të Zveçanit.

PSRK-ja ka konfirmuar se sot, në vendngjarje është gjetur një trup tjetër i pajetë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit.

“Gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments