“Sherrin në burgun e Shtukës e kanë inicuar ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, të cilët kanë ofenduar rëndë në baza entike dhe familjare pjestarët e “Grupit të Kumanovës”, Esat Kafexholli dhe Lirim Krasniqi. Kështu tha gjatë një interviste për gazetën Lajm”, avokati Naser Raufi, i cili gjatë ditës së sotme ka vizituar disa nga të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave” me të cilët ka biseduar për incidentin e javës së kaluar. Madje, sipas Raufit përveç ofendimeve të rënda, ish ministri Spiro Ristovski ka sulmuar me thikë Lirim Krasniqin, të cilit i ka shkaktuar lëndime në dorë, shkruan gazeta Lajm. Raufi beson se ish ministrat e Gruevskit kanë inicuar incidentin për të shmangur qëndrimin në paraburgim. Intervistën e plotë të avokatit Naser Raufi dhënë për Lajm.tv, në videon më poshtë.
SPONSORED CONTENT