Numri i shkeljeve më të mëdha të të drejtave të njeriut vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut, është hasur në fushën e të drejtave të qytetarëve lidhur me dokumentet personale. Sipas Avokatit të Popullit Naser Ziberi, kriza e furnizimit të qytetarëve me pajisjen e dokumenteve personale të udhëtimit ka çuar në shkelje të rënda të së drejtës së qytetarëve për qarkullim të lirë.Shkelje më të mëdha vitin e kaluar sipas raporti vjetor, janë hasur në çështjet statusore dhe të drejtat e qytetarëve e që kanë të bëjnë kryesisht me dokumentet personale, ju e dini se vitin e kaluar vendi u përball me krizën e furnizimit me dokumente personale të qytetarëve, në rend të parë me dokumentin e udhëtimit dhe kjo solli shkelje të rëndë të të drejtave të qytetarëve për qarkullim të lirë, të drejtën e qytetarëve për realizimin e mbrojtjes shëndetësore jashtë vendit, shkeljen e të drejtës për ngritjen në karrierë për punësime e kështu me rashë. Shkelje ka kishte numerikisht të mëdha edhe në sferën e të drejtave të konsumatorit që kanë të bëjnë me të drejtat lidhur me pagesat e faturave dhe llogarive për furnizim me rrymë elektrike po ashtu ankesa kishte lidhur me punën e përmbaruesve,” deklaroi Naser Ziberi – Avokat i Popullit.