Mekanizmi Kombëtar Parandalues ka pasur vizita të paparalajmëruara edhe në burgun “Idrizovë” gjatë vitit 2022. Për personat e privuar nga liria, siç tha Ziberi, po bëhen përpjekje modeste, por më shumë janë deklarative se sa reale, dhe si shembull ka treguar kushtet e të burgosurve.
“Në Idrizovë, në repartin e mbyllur, standardi minimal është 4 metra katrorë për person. Në krahun e tretë flenë 15 veta në 14 sheshe dhe ky nuk është një shesh i vetëm për një të dënuar. Prej tyre, gjashtë flenë në dyshekë në dysheme, dhe pjesa tjetër në shtretër në katër kate. “Në një dhomë tjetër prej 21.5 metra katrorë flenë 11 të dënuar dhe në dhomën e tretë prej 19 metrash katrorë flenë 10 persona”, tha Ziberi.
Sipas tij, ka një situatë shqetësuese në krahun e katërt. Aty janë akomoduar 124 të dënuar, nga të cilët 36 flenë në dysheme në një korridor dhe përdorin një tualet të përbashkët. Për këtë Ziberi ka bashkangjitur edhe foto.