2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeAvokati i Grubit: nuk ka baza dyshimi për vepër të kryer penale

Avokati i Grubit: nuk ka baza dyshimi për vepër të kryer penale

Avokati Vlladimir Donevski, i cili do të përfaqësojë mbrojtjen e ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Sistemit Politik, Artan Grubi, në një deklaratë për mediat, thotë se pas konstatimit të gjithçkaje në dispozicion të gjykatës, si dhe pas analizave së argumenteve të Prokurorisë Publike, për mbrojtjen, nuk ka bazë për dyshim të kryerjes së veprës penale të parashikuar me ligj.

Po ashtu, në njoftim thuhet se do të paraqesin argumentet e tyre në kuadër të procedurës së paraparë ligjërisht, për të bindur gjykatën dhe prokurorin publik se nuk ka asnjë rast penal për veprimet për të cilat akuzohet Artan Grubi.

“Shpresojmë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë procedurë penale do të mbeten imun ndaj politizimit të dukshëm të procesit dhe do të ruajnë paanshmërinë dhe pavarësinë dhe do të marrin vendime, si ne, bazuar në argumente të qarta ligjore. Duke pasur parasysh se gjykimet janë publike, mediat dhe opinioni i gjerë do të mund ta përcjellin procesin dhe të nxjerrin konkluzione nëse ka prova për vërtetimin e fajësisë së Artan Grubit”, thuhet në njoftimin e shoqërisë avokatore “Donevski”.

Nga atje po ashtu thonë se ndjekja e të dyshuarit bëhet në procedurë gjyqësore, e jo përmes mediave, dhe pikërisht për këtë nuk kanë dalë publikisht deri më tani, përkundër interesimit të madh publik për rastin.

Gjykata Penale e Shkupit dje ka konfirmuar se kundër vendimit të paraburgimit ankesë ka bërë avokati i Artan Grubit, ndaj të cilit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për përvetësim të parave në “Llotarinë Shtetërore”. Nga aty thanë se pas ankesës do të merret vendim në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments