7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAvokati Arianit Koci: Dëshmia e Abrahams-it e ka zbehur punën e Prokurorisë...

Avokati Arianit Koci: Dëshmia e Abrahams-it e ka zbehur punën e Prokurorisë në Hagë

Avokati Arianit Koci ka folur për veprimet e fundit të Speciales kundrejt pjesëtarëve të UÇK-së, të cilëve u janë konfiskuar telefonat. Për veprime të tilla të Prokurorisë Speciale shoqatat e dala nga lufta e OVL UÇK-së, të cilat kanë organizuar protestë para zyrës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Gjithashtu avokati Koci ka folur edhe për procesin gjyqësor në Hagë, kundrejt ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas avokatit Arianit Koci, konfiskimi i telefonave, pa dashur të lëshohet në një analizë më të thellë, është një veprim procedural, që është edhe i paraparë me ligj, teksa shtoi se në fillim nuk është ditur se pse po i merrnin telefonat, por që në ndërkohë është kuptuar se kjo është bërë për shkak të, siç thuhet, pengimit në administratën e drejtësisë, që mund të kryhet përmes komunikimeve, mesazheve, etj.

“Lidhur me përgjimet e telefonave inteligjent, mund të themi se të gjitha telefonat janë të përgjueshme, por që, në rastin konkret, marrja e telefonave është bërë, ngase mungojnë resurset njerëzore dhe që këto mund të jenë prova rrethanore, që do të mund të shfrytëzohej si provë shtesë”, sqaroi avokati Koci në RTK.

Ndërkaq për rastrin e komandant Remit, të cilit i është marrë telefoni, avokat Koci tha se ka qenë i interesuar të dijë bazën ligjore e marrjes së tij, në fillim si arrestim, pastaj konfiskimi i telefonit dhe lirimit të tij, e gjithë kjo brenda një kohe të shkurtë.

“Mirëpo, Prokuroria Speciale nuk ka vepruar njëjtë te të gjithë, duke mos u përfillur standardet e kriteret e njëjta, por që epilogu ka qenë i njëjtë”, nënvizoi avokati Koci, derisa shtoi se veprimi i Prokurorisë ka qenë i pakuptimtë, sa i përket masës, ngase ka qenë e papërshtatshme.

E lidhur me dëshminë e Fredi Abrahams-it, nga HRW, në Gjykatën Speciale, në Hagë, avokati Koci e vlerësoi si pozitive për ish- krerët e UÇK-së.

“Dëshmia e Fredit e ka zbehur punën e Prokurorisë. Sa ma shumë dëshmi të tilla, për ne është më mirë”, deklaroi Koci, teksa shtoi se sa ma shumë dëshmi si të Fredit, aq më shumë gabime bën Prokuroria.

Ndërkaq për fshehjen e dëshmitarëve, Koci vlerësoi se Prokuroria e konsideron se kjo bëhet për arsye të frikësimit të tyre.

“Epilogu me këto dëshmi, sigurisht që do të jetë i favorshëm për neve”, theksoi avokati Koci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments