12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAvionët nga Kosova do të fluturojnë “së shpejti” përmes Shqipërisë

Avionët nga Kosova do të fluturojnë “së shpejti” përmes Shqipërisë

Koha e fluturimit me avion nga Kosova drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas do të shkurtohet, në rast të hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë.

Me shkurtimin e kohës – deri në 30 minuta për vajtje-ardhje, do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave, thotë për Radion Evropa e Lirë Albion Idrizi, magjistër i aviacionit.

Aktualisht, thotë ai, çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga Kosova për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind, ose 8 euro, thotë Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë.

Që nga paslufta, në vitin 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments