Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se arsyeja pse dështoi konstituimi i Kuvendit në seancën e sotme, është sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën.
Sipas tij, çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike.
“Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën. Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”, ka shkruar Hoti.
