14 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeAvancimi i Balancuesit, Ziadin Sela-ASH: Nga VLEN kanë dëgjuar nga fushata ime...

Avancimi i Balancuesit, Ziadin Sela-ASH: Nga VLEN kanë dëgjuar nga fushata ime në vitin 2020, ne e kemi propozim ligjin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela – deputet i Frontit Europian, në një dalje për media foli edhe për avancimin e balancuesit, përcjell TV21. Sela tha se koalicioni VLEN ka dëgjuar nga fushata e ASH-së në vitin 2020 dhe kanë instruksione të mjaftueshme. Tutje, shtoi se kanë përgatitur një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe do ta dorëzojnë në procedurë parlamentare.

“Sa i përket VLEN-it dhe fjalëve boshe të tyre, planet e Qeverisë, shkojnë në programin qeveritar, dhe në programin qeveritar unë nuk kam vërejt që ekziston diçka e tillë. Kanë instruksionet e mjaftueshme të kampanjës të vitit 2020 ku unë kam fol gjatë gjithë kampanjës për nevojën për sjelljen e një ligji dhe përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Dhe kanë dëgjuar, dhe në kohën pas zgjedhjeve të 2020 ne kemi përgatitur një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe ligj që mendojmë ta dorëzojmë në procedurë parlamentare në mënyrë që ta bëjmë më të sigurt garantimin e vendeve për çdo të punësuar dhe çdo bashkësi etnike”, deklaroi Ziadin Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments