-1.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiAUV dënoi markete me 82 mijë euro, asgjësohen 22.3 tonë ushqime të...

AUV dënoi markete me 82 mijë euro, asgjësohen 22.3 tonë ushqime të pasigurta

Këtë javë, nga data 10 deri në 12 shkurt, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kryen 124 kontrolle të jashtëzakonshme në marketet e mëdha në të gjithë vendin që kanë rrjete supermarketesh, diskontë dhe hipermarkete.Gjithashtu janë marrë 47 vendime për mospërputhje të konstatuara dhe janë shqiptuar 29 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 82 mijë eurove. Gjithashtu u asgjësuan 22.3 tonë ushqime të pasigurta, pjesa më e madhe e të cilave është mish. Tek 15 operatorë janë konstatuar kushte jo të përshtatshme higjieno-teknike në objekt, në 12 janë gjetur ushqime me afat të skaduar dhe te 5 janë gjetur ushqime pa gjurmueshmëri, me ambalazh të dëmtuar dhe të padeklaruar. Tre nga operatorët e kontrolluar nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore për punonjësit, 10 nuk kanë mbajtur shënime për NASSR, higjienën të mirë dhe praktikat e mira të prodhimit. Tek 4 operatorë u gjetën produkte të etiketuara në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa një objekt nuk ishte i regjistruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments