Veterinerët zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas kontrollit të jashtëzakonshëm ditën e djeshme, kanë urdhëruar asgjësimin e padëmshëm të 1980 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia, i cili u transportua me një automjet të sekuestruar nga MPB nga një autor i panjohur.
Mishi ishte i ambalazhuar në 180 pako nga 11 kilogramë secila dhe ishte në fazën e shkrirjes në momentin e kontrollit.
“Në automjetin e sekuestruar, mishi i pasigurt transportohej në kushte të papërshtatshme, pra pa regjimin e kërkuar të temperaturës për mishin e ngrirë (minus 18 gradë celsius) dhe pa asnjë dokument origjinës – certifikatë shëndetësore veterinare, dokument tregtar dhe dokumente të tjera të nevojshme për të garantuar sigurinë e produktit”, thonë nga MPB./TV21