1.8 C
Tetovo
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAutostrada Shkup-Bllacë sërish në pritje! Punimet vonohen për shkak të procedurave burokratike

Autostrada Shkup-Bllacë sërish në pritje! Punimet vonohen për shkak të procedurave burokratike

Ndonëse u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit, megjithatë kjo nuk do të ndodh. Para tre javësh, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në Click Plus tha se vetëm kushtet klimatike mund t’i prolongojnë punimet.


“Kanë aplikuar diku 11 kompani të vendit dhe ndërkombëtare, rrethi është zvogëluar në tre kompani që i plotësojnë kushtet më shumë. Ajo që më gëzon është se ofertat janë brenda buxhetit të paraparë.
Madje disa shifra janë shumë më të kapshme sesa i kemi paramenduar ne se do t’i shohim kur t’i hapim. Mund të them se për shumë pak, apo brenda muajit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Këtë e them dhe uroj që kushtet klimatike mos të na vështirësojnë për të ngecur ndoshta për në janar-shkurt apo në pranverën e hershme për të filluar me energji të re dhe ritëm të plotë”, tha Kaltrina Zekolli.
Sot jemi 29 dhjetor, punimet nuk kanë nisur, jo për shkak kushteve klimatike, por siç sqarojnë nga kabineti i zëvendësministres arsyet e vonesës, janë procedurat burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit.

“Siç dihet, ky projekt financohet pjesërisht me grant dhe pjesërisht me kredi nga kjo bankë, ndërsa vonesa ka ardhur si pasojë e procedurave burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit. Nga ana jonë institucionale, të gjitha procedurat janë përfunduar dhe aktualisht presim vetëm miratimin final nga banka. Besojmë se shumë shpejt do të krijohen kushtet për fillimin e punimeve”, deklaroi Zekolli.

Ndryshe për këtë autostradë janë kryer vetëm 2 kilometrat e para, por as ato nuk munden të lëshohen në përdorim, derisa nuk ndërtohet edhe pjesa tjetër prej 10 kilometrave. Për realizimin e autostradës janë paraparë rreth 240 milionë euro, apo afërsisht 24 milionë euro për çdo kilometër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments